Registration Nurse

Njoftim :
Ju njoftojmë se Çertifikatat për Simpoziumin e parë ndërkombëtar „Dita e Infermierëve”, janë gati, mirpo ende nuk janë nënshkruar nga Kryetari i Bordit të Edukimit të Vazhdueshëm Mjekësor, Dr. Musa Qazimi. Në momentin që nënshkruhen, ju informojmë për kohën dhe vendin e shpërndarjes !
Me respekt, KISCOMS

(1) INFORMATAT E PËRGJITHSHME 

Programin Preliminar dhe materialet tjera jo-përfundimtare, i gjeni duke klikuar në vazhdim : 1. Programi Preliminar – Nurse Day , 2. Lista e Ligjëruesve – Nurse Day , 3. Lista e Workshopeve – Nurse Day dhe 4. Regjistrimi & Pagesat – NURSE DAY . Në program janë rezervuar mbi 20 vende për prezantuesit – aplikuesit me punime shkencore . Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është 1 Mars 2017. Kriteret që duhet plotësuar absraktet i gjeni duke klikuar në vazhdim : Abstraktet & Kriteret – Nurse Day .Në lidhje me projektin, informohu në pjesën e mëposhtme !

Simpoziumi ndërkombëtar “Dita e Infermierëve”, projekt i organizatës për Arsim Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, synon edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve dhe studentëve të infermierisë, duke mundësuar akumulimin e kredive të nevojshme për licencim dhe rilicencim.

Në kuadër të simpoziumit, kurset e trajnimet profesionale mbahen me 11 maj, ndërsa prezantimet e ligjëratat plenare dhe ceremonia e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, ku do të nderohen personalitete të respektuara shqiptare nga fusha e Infermierisë, mbahen me 12 maj 2017.

Presidente e simpoziumit të parë është Elvana Podvorica – Infermiere, nënpresident i parë, Agron Bytyqi – Infermier , nënpresident i dytë, Visar Kastrati – Student i Infermierisë. Kryetar e Komitetit Shkencor është Sylejman Rexhepi .

Në lidhje me projektin, këtyre ditëve kanë raportuar edhe mediat e shkruara dhe ato elektronike . Në vazhdim mund ti gjeni disa nga raportet :  EXPRESS, TELEGRAFI LAJMIBLIC, KLAN KOSOVA, TRIBUNA CHANNEL, KOSOVA SOT, INFOPRESSINFOKUSI, MONITORI

(2) ABSTRAKTET & REGJISTRIMI
Pjesëmarrja pasive : Si pjesëmarrës pasiv, ju keni të drejtë që të merrni pjesë në të gjitha seancat, punishtet dhe ligjëratat.

Pjesëmarrja aktive : Pjesëmarrësit aktivë do të gëzojnë të gjitha privilegjet e vizitorëve pasiv. Përveç kësaj, ata do të prezantojnë punën e tyre shkencore dhe të konkurrojnë për çmime me pjesëmarrësit e tjerë. Çdo aplikant aktiv që nuk është i zgjedhur nga juria jonë shkencore është i mirëpritur për të marrë pjesë në mënyrë pasive. Para se të ngarkoni abstraktin, ju lutem sigurohuni që të plotësoni kriteret për pranim të abstrakteve.Afati i fundit për dorëzimin e abstraktit është 1 Mars 2017. Kriteret që duhet plotësuar absraktet i gjeni duke klikuar në vazhdim : Abstraktet & Kriteret – Nurse Day .

Simpoziumi do të mbahet në Swiss Diamond Hotel Prishtina, Prishtinë, me datë 12 maj 2017.  Gjuhë zyrtare të Simpoziumit janë Shqip dhe Anglisht.

(3) KUSH MUND TË MARRË PJESË ?
Infermierët e të gjitha drejtimeve, studentët e infermierisë, laborantët, teknikët, stafi ndihmës dhe drejtimet tjera.

(4) REGJISTRIMI & PAGESAT

Për tarifat e regjistrimit dhe formën e pagesës, mund të informoheni duke klikuar në vazhdim : Regjistrimi & Pagesat – NURSE DAY .

VËREJTJE: Për më shumë informata në lidhje me projektet tjera të Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS” , kaloni në linkun në vazhdim : http://kiscoms.org/

p.s. Të rejat rreth “Nurse Day”, mund ti gjeni në grupin e projektit në facebook duke klikuar KËTU . Në YouTube kaloni duke klikuar KËTU , ndërsa në Instagram KËTU .