Registration KISCOMS 7

Njoftim :
Ju njoftojmë se Çertifikatat për Kongresin e shtatë ndërkombëtar për shkenca mjekësore, janë gati, mirpo ende nuk janë nënshkruar nga Kryetari i Bordit të Edukimit të Vazhdueshëm Mjekësor, Dr. Musa Qazimi. Në momentin që nënshkruhen, ju informojmë për kohën dhe vendin e shpërndarjes !
Me respekt, KISCOMS

Për tarifat e regjistrimit dhe formën e pagesës, mund të informoheni duke klikuar në vazhdim : Regjistrimi & Pagesat – KISCOMS 7  . Në këtë link i gjeni edhe llogaritë bankare .

INFORMATAT E PËRGJITHSHME :

Kongresi i VII-të Ndërkombëtar  për Shkenca Mjekësore mbahet nga data 5 – 7 maj 2017. Në kuadër të kongresit, a) kurset-trajnimet profesionale, mbahen ditën e premtë, me datën 5 maj, duke vazhduar në mbrëmje me një Party mirëseardhje për pjesëmarrësit, b) prezantimet dhe ligjëratat gjatë ditës së shtunë dhe të dielë, me datën 6 dhe 7 maj, duke vazhduar në mbrëmje me darkën solemne, ku edhe do të nderohen e vlerësohen personalitete të respektuara shqiptare dhe të huaja nga fushat e shkencave mjekësore. Kurset dhe darka solemne janë me pagesë shtesë. Për informata rreth kurseve dhe për rezervim të tiketës për darkën solemne, kontaktoni në inbox ose në tele : 044 750 207 ose 045 145 629. Darka mbahet në Swiss Diamond Hotel dhe numri është i kufizuar.

Kongresi i VII-të Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore, organizohet në bashkëorganizim me Universitetin e Prishtinës „Hasan Prishtina“, Universitetin e Gjakovës „Fehmi Agani“, Kolegjin „Universi“, Kolegjin e Shkencave Mjekësore „Rezonanca“, Kolegjin „Fama“,  Akademinë Italiane të Nutricionit si dhe Institucionet tjera shtetërore, shëndetësore, arsimore e shkencore në Republikën e Kosovës.

Kongresi i VII-të Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore, ka për qëllim ngritjen e vetëdijës dhe interesimit të studentëve dhe profesionistëve të rinjë të shkencave mjekësore, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore. Kujtojmë se në gjashtȅ kongreset e mbajtura deri me tani, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, kanë marrë pjesë mbi 3500 studentë dhe profesionistë shëndetësorë dhe janë prezantuar mbi 300 punime shkencore.

Për tarifat e regjistrimit dhe formën e pagesës, mund të informoheni duke klikuar në vazhdim : Regjistrimi & Pagesat – KISCOMS 7  . Në këtë link i gjeni edhe llogaritë bankare .

 

President i “KISCOMS 7” është Qëndrim Thaqi (fitues për punimin më të mirë në “KISCOMS 6”), ndërsa Drejtoreshë Ekzekutive e “KISCOMS 7” është Gloriosa Dobra. Kryetar i Komitetit Shkencor është Lulzim Vokrri. Kryesia dhe Këshilli Organizativ i i “KISCOMS 7” publikohen ditëve në vazhdim .

Në lidhje me projektin, kongresin e shtatë ndërkombëtar për shkenca mjekësore, këtyre ditëve kanë raportuar edhe mediat e shkruara dhe ato elektronike . Në vazhdim mund ti gjeni disa nga raportet :  EXPRESS, TELEGRAFI LAJMIBLIC, KLAN KOSOVA, TRIBUNA CHANNEL, KOSOVA SOT, INFOPRESSINFOKUSI, MONITORI

(2) ABSTRAKTET & REGJISTRIMI

Pjesëmarrja pasive : Si pjesëmarrës pasiv, ju keni të drejtë që të merni pjesë në të gjitha seancat, punishtet dhe ligjëratat. Për t’u regjistruar si pjesëmarrës pasiv, ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm : http://kiscoms.org/registration/

Pjesëmarrja aktive : Pjesëmarrësit aktivë do të gëzojnë të gjitha privilegjet e vizitorëve pasiv. Përveç kësaj, ata do të prezantojnë punën e tyre shkencore dhe të konkurrojnë për çmime me pjesëmarrësit e tjerë. Çdo aplikant aktiv që nuk është i zgjedhur nga juria jonë shkencore është i mirëpritur për të marrë pjesë në mënyrë pasive. Para se të ngarkoni abstraktin, ju lutem sigurohuni që të plotësoni kriteret për pranim të abstrakteve. Kriteret që duhet plotësuar absraktet i gjeni duke klikuar në vazhdim : Abstraktet & Kriteret – KISCOMS .

 

(3) KUSH MUND TË MARRË PJESË NË “KISCOMS 7” ?
Studentët dhe profesionistët e rinjë të shkencave mjekësore (të të gjitha drejtimeve) nga Universitetet Publike dhe Kolegjet Private, nga të gjitha vendet.

(4) REGJISTRIMI & PAGESAT

Për tarifat e regjistrimit dhe formën e pagesës, mund të informoheni duke klikuar Regjistrimi & Pagesat – KISCOMS 7 Në këtë link i gjeni edhe llogaritë bankare .

VËREJTJE : Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, nga viti 2017, përveq kongresit, fillon realizimin e shumë simpoziumeve profesionale, nga të të gjitha fushat e shkancave mjekësore. Për më shumë informata në lidhje me projektet tjera, kaloni në linkun në vazhdim : http://kiscoms.org/

p.s. Të rejat rreth “KISCOMS 7”, mund ti gjeni në grupin e projektit në facebook duke klikuar KËTU . Në YouTube kaloni duke klikuar KËTU , ndërsa në Instagram KËTU.

KISCOMS 7 Libri