Registration Dentist Day

Njoftim : Çertifikatat për Infermierët, teknikët dhe studentët kryhen pas mbledhjes së EVP-së në MSH, në fillim të muajit prill !

  1. Kliko mbi tekstin në vazhdim : Libri i Abstrakteve – Abstract Book ( shqip dhe anglisht )

2. Kliko mbi tekstin në vazhdim : Programi Final – Dentist Day ( shqip )

3. Kliko mbi tekstin në vazhdim : Final Program – Dentist Day ( anglisht )

Materialet tjera i gjeni duke klikuar në vazhdim : 1. Lista e Ligjëruesve – Dentist Day, 1. Lista e Workshopeve – Dentist Day dhe 3. Regjistrimi & Pagesat – Dentist Day .

Në kuadër të Simpoziumit mbahet edhe Panairi i Shërbimeve, Produkteve dhe Pajisjeve Stomatologjike. Depot Dentare- Stomatologjike dhe Kompanitë tjera të interesuara, për më shumë informata, mund të kontaktojnë në emailin: kiscoms.center@gmail.com . Informatat dhe detajet rreth Panairit, i gjeni duke KLIKU në vazhdim : Dentist Day – Panairi .

Në program janë rezervuar 10 vende për prezantuesit-aplikuesit me punime shkencore . Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është 31 Janar 2017. Kriteret që duhet plotësuar absraktet i gjeni duke klikuar në vazhdimAbstraktet & Kriteret – Dentist Day . Në lidhje me projektin, informohu në pjesën e mëposhtme !

(1) INFORMATAT E PËRGJITHSHME 

Simpoziumi i parë ndërkombëtar “Dita e Dentistëve”, projekt i organizatës për Arsim Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, synon edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve dhe studentëve të stomatologjisë, duke mundësuar akumulimin e kredive të nevojshme për licencim dhe rilicencim.

Në kuadër të simpoziumit, a) kurset-trajnimet profesionale, mbahen ditën e premtë, me datën 3 mars, duke vazhduar në mbrëmje me një Party mirëseardhje për pjesëmarrësit, b) prezantimet e ligjëratat gjatë ditës së shtunë, me datën 4 mars, duke vazhduar në mbrëmje me darkën solemne, ku edhe do të nderohen e vlerësohen personalitete të respektuara shqiptare dhe të huaja nga fusha e stomatologjisë, c) ditën e dielë, meqenëse fillon edhe “Epopeja e UÇK-së”, do të realizohet një vizitë e organizuar me pjesëmarrësit dhe mysafirët në memoralian e Familjes Jashari në Prekaz. Të hënën, me datën 6 mars 2017, shënohet Dita Ndërkombëtare e Dentistëve, me aktivitete promovuese për shëndetin oral. Me kaq përfundon Simpoziumi i parë ndërkombëtar “Dita e Dentistëve”, për të vazhduar viteve në vazhdim.

Deri tani janë të konfirmuara mbi 10 kurse dhe trajnimet profesionale si dhe ligjërues të ftuar ndërkombëtarë e vendorë, disa nga të cilët janë : Roberto Cameriere,  Kryetar i projektit Age Estimation. Projekti Age Estimation në 10 vitet e fundit ka studiuar 10 teknikat më të mira për përcaktimin e moshës në personat e gjallë dhe të vdekur, në fëmijë dhe të rritur, Henri Diederich nga Luxemburgu, Jean-Marc DERSOT nga Franca, Marco Tallarico nga Italia, Marin Vodanovic nga Kroacia .

President i Simpoziumit të parë është Krenar Papraniku nga Maqedonia, ndërsa nënpresidente Jeta Kelmendi nga Kosova dhe Erta Xhanari nga Shqipëria. Kryetar i Komitetit Shkencor është Prof.Dr. Ferit Koçani .

Për më tepër në lidhje me qëllimin dhe formatin e projektit, presidencën, kryesinë, këshillin organizativ dhe komitetin shkencor të simpoziumit, mund të informoheni duke klikuar KËTU.

Mediat për projektin :  EXPRESS, TELEGRAFI LAJMIBLIC, KLAN KOSOVA, TRIBUNA CHANNEL, KOSOVA SOT, INFOPRESSINFOKUSI, MONITORI

(2) ABSTRAKTET & REGJISTRIMI

Pjesëmarrja pasive : Si pjesëmarrës pasiv, ju keni të drejtë që të merni pjesë në të gjitha seancat, punishtet dhe ligjëratat.

Pjesëmarrja aktive: Pjesëmarrësit aktivë do të gëzojnë të gjitha privilegjet e vizitorëve pasiv. Përveç kësaj, ata do të prezantojnë punën e tyre shkencore dhe të konkurrojnë për çmime me pjesëmarrësit e tjerë. Çdo aplikant aktiv që nuk është i zgjedhur nga juria jonë shkencore është i mirëpritur për të marrë pjesë në mënyrë pasive. Para se të ngarkoni abstraktin, ju lutem sigurohuni që të plotësoni kriteret për pranim të abstrakteve. Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është 31 Janar 2017. Kriteret që duhet plotësuar absraktet i gjeni duke klikuar në vazhdim Abstraktet & Kriteret – Dentist Day .

Simpoziumi do të mbahet në Swiss Diamond Hotel Prishtina, Prishtinë, me datë 3 -6mars 2017.  Gjuhët zyrtare të Simpoziumit janë Shqip dhe Anglisht.

(3) KUSH MUND TË MARRË PJESË ?

Dentistët, studentët, infermierët, asistentët dhe laborantët dentar dhe profesionistët tjerë që punojnë në fushën e stomatologjisë.

(4) REGJISTRIMI & PAGESAT

Për tarifat e regjistrimit dhe formën e pagesës, mund të informoheni duke klikuar KËTU.

VËREJTJE: Për më shumë informata në lidhje me projektet tjera të Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS” , kaloni në linkun në vazhdim : http://kiscoms.org/

p.s. Të rejat rreth “Dentist Day”, mund ti gjeni në grupin e projektit në facebook duke klikuar KËTU . Në YouTube kaloni duke klikuar KËTU , ndërsa në Instagram KËTU .