Registration Midwife Day

Njoftim :
Ju njoftojmë se Çertifikatat për Simpoziumin e parë ndërkombëtar „Dita e Mamive”, janë gati, mirpo ende nuk janë nënshkruar nga Kryetari i Bordit të Edukimit të Vazhdueshëm Mjekësor, Dr. Musa Qazimi. Në momentin që nënshkruhen, ju informojmë për kohën dhe vendin e shpërndarjes !
Me respekt, KISCOMS

(1) INFORMATAT E PËRGJITHSHME 

Simpoziumi i parë ndërkombëtar „Dita e Mamive”, realizohet në bashkëorganizim me Ministrinë e Shëndetësisë, Shoqatën e Mamive të Kosovës, Odën e Infermierëve, Universitetin e Prishtinës „Hasan Prishtina“, Universitetin e Gjakovës „Fehmi Agani“, Kolegjin „Fama“, Zyrën e UNFPA-së në Prishtinë, Institucionin e Avokatit të Popullit si dhe Institucionet tjera shtetërore, shëndetësore, arsimore e shkencore në Republikën e Kosovës.

Simpoziumi ndërkombëtar “Dita e Mamive”, projekt i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, ka për qëllim edukimin cilësorë, informimin dhe trajnimin e profesionistëve dhe studentëve të drejtimit të Mamisë. Në simpoziumin ndërkombëtar “Dita e Mamive”, profesionistët e lëmive të ndryshme të Mamisë do të prezantojnë punën e tyre edukative, shëndetësore, hulumtuese e shkencore.  “Dita e Mamive” synon edukimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve dhe studentëve të Mamisë, duke mundësuar akumulimin e kredive të nevojshme për licencim dhe rilicencim.

“KISCOMS”, në kuadër të Simpoziumit të parë ndërkombëtar “Dita e Mamive”, që realizohet në kuadër të shënimit të “Ditës së Mamive”, tani dhe viteve në vazhdim, do të nderojë dhe vlerësojë me mirënjohje për veprimtari jetësore personalitete të respektuara shqiptare dhe të huaja nga fusha e Mamisë.

Në vazhdim një përmbledhje e pikave kryesore të ecurisë së Simpoziumit “Dita e Mamive” :

1. Me datën 5 Maj 2017, në ora 08:00 fillon regjistrimi i pjesëmarrësve në Swiss Dimond Hotel ( shpërndarja e ID-ve  dhe materialeve përcjellëse);

2. Me datën 05 Maj 2017, në ora 09:00 fillon seanca e parë shkencore. Seancat tjera mbahen pas orës 12:30;

3. Me datën 05 Maj 2017, në ora 11:00 bëhet hapja solemne e Simpoziumit të parë Ndërkombëtar “Dita e Mamive” ;

4. Me datën 05 Maj 2017, nga ora 11:45-12:30, dreka për të gjithë pjesëmarrësit e Simpoziumit “Dita e Mamive” ;

5. Me datën 05 Maj 2017, në ora 20:00 mbahet Darka Solemne e Simpoziumit të parë Ndërkombëtar “Dita e Mamive” me këngëtaren Vesa Smolica (Pagesa për për Darkë Solemne është 15 Euro. Për rezervim, kontakto në tel : 044 192 003.

Për më tepër në lidhje me qëllimin dhe formatin e projektit, presidencën, kryesinë, këshillin organizativ dhe komitetin shkencor të simpoziumit, mund të informoheni duke klikuar KËTU.

Në lidhje me projektin, këtyre ditëve kanë raportuar edhe mediat e shkruara dhe ato elektronike . Në vazhdim mund ti gjeni disa nga raportet :  EXPRESS, TELEGRAFI LAJMIBLIC, KLAN KOSOVA, TRIBUNA CHANNEL, KOSOVA SOT, INFOPRESSINFOKUSI, MONITORI

(2) ABSTRAKTET & REGJISTRIMI
Pjesëmarrja pasive : Si pjesëmarrës pasiv, ju keni të drejtë që të merrni pjesë në të gjitha seancat, punishtet dhe ligjëratat.

Pjesëmarrja aktive : Pjesëmarrësit aktivë do të gëzojnë të gjitha privilegjet e vizitorëve pasiv. Përveç kësaj, ata do të prezantojnë punën e tyre shkencore dhe të konkurrojnë për çmime me pjesëmarrësit e tjerë. Çdo aplikant aktiv që nuk është i zgjedhur nga juria jonë shkencore është i mirëpritur për të marrë pjesë në mënyrë pasive. Para se të ngarkoni abstraktin, ju lutem sigurohuni që të plotësoni kriteret për pranim të abstrakteve. Kriteret që duhet plotësuar absraktet i gjeni duke klikuar në vazhdim : Abstraktet & Kriteret – Midwife Day

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është data 1 Mars 2017. Simpoziumi do të mbahet në Swiss Diamond Hotel Prishtina, Prishtinë, me datë 5 maj 2017.  Gjuhët zyrtare të Simpoziumit janë Shqip dhe Anglisht.

(3) KUSH MUND TË MARRË PJESË ?

Mamitë, studentët e mamisë, laborantët, teknikët, stafi ndihmës, studentet e drejtimeve tjera, gratë, nënat, vajzat dhe të gjithë interesuarit që dëshirojnë të kenë njohuri rreth planfikimit familjar.

(4) REGJISTRIMI & PAGESAT

Për tarifat e regjistrimit dhe formën e pagesës, mund të informoheni duke klikuar KËTU.

VËREJTJE: Për më shumë informata në lidhje me projektet tjera të Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS” , kaloni në linkun në vazhdim : http://kiscoms.org/

p.s. Të rejat rreth “Midwife Day”, mund ti gjeni në grupin e projektit në facebook duke klikuar KËTU . Në YouTube kaloni duke klikuar KËTU , ndërsa në Instagram KËTU.

Libri i MIDWIFE Day