Thank you for applying for Dentist Day

NJOFTIM !
Përmes kësaj shkrese, ju njoftojmë se kemi pranuar aplikimin tuaj për pjesëmarrje në simpoziumin e parë ndërkombëtar “Dita e Dentistëve”. Konfirmimi është pozitiv nëse ju keni aplikuar për pjesëmarrje pasive, ndërsa për pjesëmarrje aktive, ju do të njoftoheni pas shqyrtimit të abstraktit nga komiteti shkencor i simpoziumit.

Në rast se ju refuzoheni për pjesëmarrje aktive, ju jeni të mirëpritur për të marrë pjesë në mënyrë pasive. Pagesën mund ta bëni nga data 1 Janar 2017. Informatat mbi pagesat mund ti gjeni duke klikuar në vazhdim : Regjistrimi & Pagesat – Dentist Day . Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Deri tani janë të konfirmuara mbi 10 kurse dhe trajnimet profesionale si dhe mbi 15 ligjërues të ftuar ndërkombëtarë e vendorë. Në program janë rezervuar 10 vende për prezantuesit-aplikuesit me punime shkencore. Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është 31 Janar 2017.

Programin Preliminar dhe materialet tjera jo-përfundimtare, i gjeni duke klikuar në vazhdim : 1. Programi Preliminar – Dentist Day , 2. Lista e Ligjëruesve – Dentist Day , 3. Lista e Workshopeve – Dentist Day dhe 4. Regjistrimi & Pagesat – Dentist Day .

Të rejat rreth “Dentist Day”, mund ti gjeni në grupin e projektit në facebook duke klikuar KËTU . Në YouTube kaloni duke klikuar KËTU , ndërsa në Instagram KËTU .

VËREJTJE: Për më shumë informata në lidhje me projektet tjera të Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS” , kaloni në linkun në vazhdim : http://kiscoms.org/